Kosova
IKSHP apelon kosovarët: Mos i hani këto ushqime
Për shkak të temperaturave të larta, IKSHP apelon për kujdes
Pas lajmit se mbi 20 persona janë helmuar si pasojë e mishit të kontaminuar, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka dalë me një komunikatë, ku kërkon që të shmangeni nga këto ushqime gjatë ditëve kur temperaturat janë shumë të larta.
Inistituti bën thirrje që ndër të tjera të shmanget konsumimi i mishit të papërpunuar hermetikisht, qumështit të pasterizuar apo të zier, vezëve të freskëta, majonezës etj., përcjell albinfo.ch.
Kjo është komunikata e plotë:
Qytetarë të nderuar! Jemi në sezonin e verës! Kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit! Këtë javë jemi ballafaquar me epideminë Salmonela në Gjilan.
Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spitalin e Gjilanit, të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekë e janë jashtë rrezikut për jetë.
Instituti Kombëtar i bën thirrje popullatës:
Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi. Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht. Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj. Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier. Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier. Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë. Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer. Ushqimi i ngrirë, i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet. Duart duhet të lahen dhe thahen: Para se të filloni të përgatisni ushqimin, pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet, pas përdorimit të tualetit, pasi të pastroni hundën, pasi të prekni një kafshë, pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup. MOS HANI USHQIM KUDO! PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETËN E QYTETARËVE!
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











