Shkurt.ch
“Ikea” fiton një miliard franga më shumë në Zvicër
Prej se ka hapur dyqanet e saj të mobilieve në Zvicër, para 40 vjetësh, “Ikea” për herë të parë gjatë vitit 2012 ka arritur të kalojë profitin në më shumë se një miliard franga
Koncerni suedez i mobilieve “Ikea” është rritur në vitin 2012 në Zvicër. Deri në fund të gushtit kishte rritje në shitje për 9.5 për qind. Kompania suedeze e mobilieve ka fituar 27 miliardë euro në 298 dyqanet e saj në gjithë botën.
Krahasuar me vitin e kaluar, bëhet fjalë për një rritje prej 2 për qind. “Ikea” në fund të 2011-ës kishte hapur në Rothenburg të Lucernit edhe një dyqan tjetër mobiliesh.
Dyqanet e “Ikea”-s në Zvicër janë vizituar vitin e kaluar nga 16.2 milionë konsumatorë. Nga 139 mijë të punësuarit në mbarë botën, koncerni i mobilieve në Zvicër ka të punësuar 3 mijë persona.
Nga shtatori 2011 deri në gusht 2012 “Ikea” ka hapur 11 dyqane të reja në mbarë botën. Me këto kapacitete koncerni gjatë vitit 2012 u rrit për 4.6 për qind. Fitimi neto u rrit me 8 për qind, në 3.2 miliardë euro.
Siç ka njoftuar të mërkurën kompania e themeluar nga Ingvar Kamprad, shitjet janë rritur në të gjitha vendet, sidomos në Kinë.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












