Shkurt.ch
IKEA bën thirrje për kthim të llambave GOTHEM: janë të rrezikshme!
Kompania IKEA në bashkëveprim me Inspektoratin Federal të Energjisë Elektrike (ESTI) apelon te klientët që kanë blerë llambat e tipit GOTHEM t`i kthejnë ato në vendin e blerjes. Ky apel bëhet pasi që është konstatuar se këto llamba përbëjnë rrezik për ambientin dhe për njerëzit.
Bëhet fjalë për llambat e tavolinës dhe ato vertikale, të prodhimit të IKEA-s, te disa prej të cilave janë gjetur defekte në kabllot e tyre. Këto defekte mund tëshkaktojnë që pjesa metalike e llampës të vihet nën tension elektrik dhe kështu përbën rrezik për sigurinë.
Këto llamba: dy lloje llampash të tavolinës dhe një e tipit vertikal janë në shitje nga tetori i vitit të kaluar.
Blerësit që i kthejnë këto llampa në qendrat e shitjes të IEKA-s do të marrin në kthim çmimin e plotë të blerjes së tyre. Ata nuk kanë nevojë as të sjellin me vete dëshminë e pagesës (kassenbon).
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













