CH-Ballkani
I vetëm kundër të gjithëve – Vuçiq e përgatit popullin serb për marrëveshjen historike
Konflikti dhjetëvjeçar në Kosovë nuk ka lëvizur aspak. Serbët dhe shqiptarët nuk tërhiqen asnjë milimetër nga kërkesat e tyre, megjithatë njeriu më i fuqishëm i Beogradit, Aleksandër Vuçiq, kërkon dalje nga qorrsokaku, shkruan media zvicerane bluewin.ch.

Edhepse Vuçiq ka presione nga të gjitha anët – opozita, kisha e pushtetshme ortodokse, si dhe nga një pjesë e madhe e deputetëve të partisë së tij, ai kërkon që të zgjidhë përfundimisht kontestin e Kosovës. Ai i kishte premtuar përpara shumë vitesh një gjë të tillë edhe kancelares gjermane, Angela Merkel.
Javën e fundit ai foli për herë të parë qartë: duhet të ketë ndryshim kufijsh, pasi shqiptarët me natalitetin e madh do të zgjeroheshin deri në qendër të vendit. Nëse nuk do të ketë zgjidhje, atëherë do të përkeqësoheshin më shumë mirëqenia e serbëve dhe numri i tyre do të zvogëlohej nga shtatë në katër milionë, përcjell albinfo.ch.
Pasi media jep deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj, se me ndarje nënkupton “luftë” dhe takimin e presidentit Hashim Thaçi me liderët e Luginës së Preshevës, ku theksoi se kompromisi “do të jetë i dhimbshëm”, më tej sqarohet se edhe BE është kundër ndryshimeve të kufijve: pasi një shembull i tillë mund të ndiqej në Bosnjë, Malin e Zi ose Maqedoni.
Vuçiq edhe mund të përgatisë popullin e tij për marrëveshjen me Kosovën. Ai ka mbështetje absolute te serbët, megjithatë 71 për qind e tyre janë gjithashtu kundër integrimit në BE në rast se kushti është njohja e pavarësisë së Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Leon Avdullahu zgjedh Kosovën para Zvicrës Njoftimi është dhënë nga Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi...
-
Nga Benfica në Zvicër: Adrian Bajrami shkëlqen me Luzernin
-
Presidentja Osmani takon të rinjtë shqiptarë në Forumin Evropian Alpbach
-
Projekte nga Kosova prezantohen në Simpoziumin “Integrated People-Centred Care” më 2 shtator në Basel
-
Bernë: Në Ambasadën e Shqipërisë ka nisur shpërndarja e librave shqip për nxënësit shqiptarë
Jeta në Austri
-
Studimi: Kërkesa për ftohje në Austri mund të dyfishohet deri në vitin 2050 Kërkesa e Austrisë për ftohje mund të dyfishohet deri në vitin 2050, me qytetet që përballen...
-
Austri: Kërkohen ligje më të rrepta për armët
-
Austri: Mungesë stafi para fillimit të shkollës
-
2,220 € për fëmijë në vit: Arsimi si një “blerje” e shtrenjtë në Austri
-
Salzburgu teston për herë të parë “kamerat e zhurmës”