Integrimi
I vërtetohet dënimi me 20 vjet burg shqiptarit
Pasi që Gjykata Federale pati anuluar dënimin me burg të përjetshëm, Gjykata e kantonit të Vaudit në nëntorin e kaluar ia kishte shqiptuar atij dënimin me 20 vjet burg. Ankesën e tretë të tij e ka hedhur poshtë Gjykata Federale
Një shqiptar i cili në viti 2008 në bashkëveprim me një zviceran, kishte mbytur një pensionist në Epalinges të kantonit Vaud, duhet të mbajë përfundimisht dënimin prej 20 vitesh burg. Këtë vendim e ka marrë Gjykata Federale e Zvicrës, duke vërtetuar kështu vendimin që më parë e kishte marrë gjyqësia e kantonit.
Dorasi atëbotë 27 vjeçar bashkë me shokun e tij pesë vjet më të ri në dhjetor të vitit 2008 kishin hyrë në vilën e një çifti pensionistësh. Kur i kishte befasuar i zoti i shtëpisë, ata e kishin rrëzuar atë duke e goditur me shqelma dhe grushte.
Ishte keqtrajtuar edhe bashkëshortja e tij, e cila ua kishte dhënë çelësin e trezorit. Të inatosur se aty kishin gjetur vetëm 200 euro, ata i ishin kthyer sërish pensionistit duke e goditur me grushte e shqelma në kokë. Kur kishte ardhur policia, e kishte gjetur pronarin e vilës të vdekur nga gjakderdhja në tru.
Gjyqet që deri më tash e kanë trajtuar këtë rast, në vitin 2010 i kanë shpallur fajtor dy dorasit për plaçkitje dhe vrasje të rëndë. Për këto vepra, shqiptarit ia kanë shqiptuar një dënim të përjetshëm ndërsa zviceranit dënim me 16 vjet heqje lirie. Pas ankesës së bërë në Gjykatën Federale, kjo e fundit është përgjigjur se dënimi me burg të përjetshëm nuk ka qenë sa duhet i arsyetuar. Dhe, pasi që Gjykata e Kantonit të Vaudit e ka sjellë në rigjykim lëndën ka ardhur në përfunimin e njëjtë: burgim të përjetshëm.
Reagimi i Gjykatës Federale ka qenë sërish në favor të shqiptarit. Ajo ka vendosur se, pranë një dënimi prej 16 vitesh burg të shqiptuar për bashkëfajtorin zviceran, edhe shqiptari duhet të dënohet me një masë burgu të kufizuar në kohë (jo të përjetshëm). Duke ndjekur këtë vendim të instancës superiore, Gjykata e kantonit të Vaudit në nëntorin e kaluar ia kishte shqiptuar atij dënimin me 20 vjet burg. Së fundi, ankesa e tretë e të dënuarit është hedhur poshtë nga Gjykata Federale.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











