Lajme
I vdekuri “vozitet” 6 orë në tramvaj, nëpër Cyrih dhe askush nuk e vë re
"Veçanërisht tragjike: As shoferi i tramvajit dhe as udhëtarët e tjerë nuk vunë re asgjë. Babai im, i pajetë, është vozitur në tramvaj për orë të tëra”
Një person i vdekur ka qëndruar për gjashtë orë ulur, të hënën në linjën 2 të tramvajit në Cyrih 2. 64-vjeçari ka pësuar arrest kardiak (infarkt) dhe askush nuk ka vënë re asgjë.
Sipas djalit të të ndjerit, babai i tij ka vdekur të hënën në mëngjes gjatë rrugës për në punë. Djali ka deklaruar për gazetën “20 Minuten” se babai i tij ka hipur në tramvaj në stacionin Micafil në Cyrih-Altstetten pas orës gjashtë të mëngjesit.
Ai duhet të zbriste në stacionin në Paradeplatz – por para se të shkonte atje, 64-vjeçari kishte vdekur, transmeton albinfo.ch. “Babai im pësoi një arrest kardiak në tramvaj” ka thënë i biri.
“Veçanërisht tragjike: As shoferi i tramvajit dhe as udhëtarët e tjerë nuk vunë re asgjë. Babai im, i pajetë, është vozitur në tramvaj për orë të tëra”.
Regjistrimet me video tregojnë se ai ishte rrëzuar në karrige pas hipjes në stacionin Lochergut në mëngjes dhe kishte qëndruar “ulur, pa lëvizur”.
Vetëm në mesditë një pasagjer ka informuar shoferin e tramvajit se diçka nuk ishte në rregull, përcjell albinfo.ch. Për shërbimin e ndihmës së shpejtë, tashmë të alarmuar, ishte tepër vonë
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













