Shkurt.ch
I varfër, çdo i 13-i banor i Zvicrës
"Pragu” i varfërisë ka qenë paga prej më pak se 2200 frangash në muaj për person ose më pak se 4050 franga për një çift me dy fëmijë.
Në Zvicër, çdo i 13-i person konsiderohet i varfër, respektivisht në këtë kategori bëjnë pjesë rreth 590 mijë veta. Këto shifra dalin nga vlerësimet e Zyrës Federale për Statistikë, të publikuara sot dhe që i referohen vitit 2012. “Pragu” i varfërisë ka qenë paga prej më pak se 2200 frangash në muaj për person ose më pak se 4050 franga për një çift me dy fëmijë.
Rreth 130 mijë nga numri prej 590 mijë të varfërve janë të punësuar por megjithatë nuk kanë para të mjaftueshme për të jetuar.
Më të prekurit nga varfëria janë gratë ose burrat vetushqyes (me fëmijë) dhe personat e rritur që jetojnë të vetëm. Te këto grupe shkalla e varfërisë në vitin 2012 ka qenë 16.5% respektivisht 17.9%, ose rreth dyfishi në krahasim me mesataren.
Varfëria shpesh shpjegohet edhe me shkallën e ulët të ngritjes profesionale të njerëzve.
Vetëm një muaj më parë, ishte publikuar një statistikë tjetër për varfërinë në Zvicër. Sipas asaj statistike, të përpiluar nga organizata humanitare Caritas, të varfër dilnin mbi 1 milion zviceranë.
Për të bërë krahasimin me vendet tjera sa i përket shkallës së varfërisë përdoret një kriter unik ndërkombëtar i përcaktimit të kësaj shkalle. Sipas këtij kriteri, persona të rrezikuar nga varfëria janë ata të cilët marrin të ardhura që janë dukshëm më të ulëta se mesatarja e vendit ku jetojnë. Kjo kuotë në Zvicër në vitin 2012 ka qenë 15.9% ndërsa në vendet e BE-së 16.9%.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









