Teatër
I shpëtoi luftës në Kosovë, tani aktor në Hollywood
Ai ishte vetëm 11 vjeç kur bashkë me familjen e tij nisën rrugëtimin e tyre drejt Amerikës duke mos e ditur se me çka mund të përballeshin larg vendlindjes
Si shumë shqiptarë, të cilët në kohën e luftës ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre, për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë kufijve, e tillë është edhe historia e aktorit tashmë të njohur, Mason Albani.
Ai ishte vetëm 11 vjeç kur bashkë me familjen e tij nisën rrugëtimin e tyre drejt Amerikës, duke mos e ditur se me çka mund të përballeshin larg vendlindjes. Kështu duke lënë pas kujtime të bukura, dhe histori që nuk harrohen lehtë. Madje, gjatë rrugës drejt Amerikës, familja e tij arritën t’i shpëtojnë një masakre në Kosovë.
Aktori shqiptar, Mason Albani, në një intervistë për portalin rtv21.tv ka folur për fëmijërinë e tij, siç e quan ai të lumtur në Kosovë. “Unë isha një fëmijë i lumtur në Kosovë. Pjesa më e madhe e fëmijërisë sime ishte midis Vushtrrisë (Novosell te Begut dhe fshatrave përreth, ku jetonin shumica e hallave të mia) dhe Suhareka, te dajat. Gjërat ishin goxha të mahnitshme nga ato që mbaj mend deri në fillimin e luftës. Isha 11 vjeç kur ikëm dhe kur erdha në Boston“, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Të jesh larg vendit tënd dhe te arrish suksese nuk është e lehtë. Aktori nga Vushtrria tregoi se rruga e tij drejt suksesit ka kërkuar punë të madhe. Madje ai e konsideron vetën me fat që arriti suksese në aktrim, duke e pas parasysh konkurrencën në Amerikë, ku është shumë e vështirë dhe duhet shumë punë për të marrë ndonjë rol në filma,
Masoni ka luajtur në disa filma, ndër të cilët edhe krah aktorit dhe këngëtarit 50 cent. Gjithashtu aktori ka qenë pjesë e ekipit të filmit “Little Women”, në të cilin kanë luajtur aktoret e njohura si Meryl Streep dhe Emma Watson.
“Ka qenë një udhëtim shumë emocionues për të punuar në Hollywood. E konsideroj veten time shumë me fat. Dhe është e ngjashme për të gjithë që ndjekin këtë zanat. Kërkon shumë durim, këmbëngulje, punë të palodhur dhe pak fat. është gjithçka në jetë…
Sfida e parë në aktrim për emigrantin nga Kosova, ishte në një shfaqje televizive, kurse, roli i parë në një film ishte në një film të regjisores Kathryn Bigelow. “Hera e parë kur fillova me aktrim ishte në një shfaqje televizive (shou televiziv) te quajtur ‘Person of Interest’ me Jim Cavaziel dhe Amy Acker. Roli im i parë në një film ishte ne filmin e regjisores Kathryn Bigelow, i titullur ‘Detroit’. Me bekoi mua me një skenë të mrekullueshme, që ishte hyrje e filmit”, tha aktori.
Për portalin rtv21.tv Masoni tregoi se ka pasur oferta edhe nga regjisorët kosovarë, për projekte të ndryshme, por fakti se ai është aktor i SAG (Screen Actors Guild) ia ndalon të punojë në projekte tjera. “Kam pasur oferta të shumta për te punuar në projekte të ndryshme me regjisore te mrekullueshëm, por fakti që unë jam aktor i SAG (Screen Actors Guild), mund të punoje vetëm në projektet e tyre”, tregoi aktori.
Aktori i njohur tashmë në nivel botëror, thotë se në Kosovë po sheh shumë ndryshime pozitive edhe në fushën e artit, si dhe emrat e njohur të artisteve, të cilat me muzikë po i hapin rrugët për talentet e rinj që ka Kosova. Ai mendon se Kosova ka shumë talente, të cilët asnjëherë nuk duhet të ndalen për t’i ndjekur qëllimet e tyre, duke thënë se jetojnë në Kosovë! “Po arrijna sepse çikat na kanë çel rrugën. Ne jemi njerëz të pasionuar dhe punojmë shumë.
Po ashtu, ne marrim shumë mbështetje nga njerëzit qe na duan dhe kjo na shtyn te bëjmë gjera te mahnitshme. Shpresoj shumë qe edhe femijët ta lexojnë këtë dhe të thonë se edhe ata munden. Sepse ju mundeni. Edhe nëse jetoni në Kosovë – nëse vërtet dëshiron diçka, ju mund ta arrini, si për shembull nga sfera e sportit, muzikës, artit, matematike apo literaturës”, tha ai.
Aktori që e kaloi fëmijërinë e tij në Kosovë, tregoi se gjithë motivin për punë e gjen të dashuria e madhe që e ka për të. “Jam i motivuar sepse kam dashuri të madhe ndaj punës që bej. Nuk dorëzohem. Po ashtu, me pëlqen qe kjo pune na ofron mundësi te lëvizim. E dua lirinë që ma ofron”, tha Masoni për portalin rtv21.tv. Kujtojmë se, Mason Alban është emri artistik i aktorit, i cili ka edhe disa tatuazhe të simboleve kombëtare
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













