Shkurt.ch
I shpallet luftë punës në të zezë
Ligji i ndryshuar parasheh një shkëmbim më të mirë informatash në mes të autoriteteve për të mundësuar kështu luftimin më efikas të punës në të zezë
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës synon të ashpërsojë luftën kundër punës në të zezë. Për të përmbushur këtë qëllim, ajo ka ndryshuar ligjin përkatës që rregullon këtë fushë. Ligji i ndryshuar parasheh një shkëmbim më të mirë informatash në mes të autoriteteve për të mundësuar kështu luftimin më efikas të punës në të zezë, bën të ditur srf.ch
Ndërkohë, një masë konkrete që në këtë drejtim e ka propozuar Këshilli Federal (qeveria), shumica në parlament e ka hedhur poshtë. Ajo parashihte një kufizim të procedurës së thjeshtëzuar të procedurës së bërjes së kontabilitetit, transmeton albinfo.ch. Kjo procedurë fillimisht ishte menduar për të bërë pagesën e ndihmëseve shtëpiake.
Sipas presidentit të federatës Schneider-Ammann (i cili është edhe ministër i ekonomisë) kjo procedurë është keqpërdorur shpesh për t`i ikur tatimeve. Dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm në raste të veçuara, ka thënë ai.
Nga ana tjetër shumica e djathtë në parlament nuk ka dashur të kufizojë këtë procedurë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










