Lajme
I refuzohet pasaporta pas 30 vitesh në Zvicër: Gjykata Federale i del në mbrojtje
Gjykata Federale: është çështje fare sekondare nëse ndonjë person nuk e di se çfarë është "Iffelen", ose nuk e ka idenë se a jetojnë ujqërit dhe arinjtë në kafaz të përbashkët në kopshtin zoologjik Arth-Goldau..."
Autoritetet për natyralizim në komunën e Arth (Kantoni Schwyz) janë të detyruara të natyralizojnë një italian i cili jeton prej 30 vitesh në Zvicër për, shkruan srf.ch. Kjo duhet të bëhet pasi që Gjykata Federale ka marrë vendimin që rrëzon refuzimin e bërë nga niveli lokal.
Autoritetet e natyralizimit kishin hedhur poshtë kërkesën për t`i dhënë pasaportën zvicerane personit në fjalë pjesërisht me arsyetimin se ai kishte boshllëqe sa u përket njohurive gjeografike dhe kulturore të rajonit.
Por, Gjykata Federale e sheh ndryshe këtë çështje: është çështje fare sekondare nëse ndonjë person nuk e di se çfarë është “Iffelen”, ose nuk e ka idenë se a jetojnë ujqërit dhe arinjtë në kafaz të përbashkët në kopshtin zoologjik Arth-Goldau. Ndryshe, si pronar biznesi, italiani ka pa dyshim kontakte të mira sociale me popullatën, transmeton albinfo.ch.
Gjykata Federale në vendimin e saj ka theksuar se testi për natyralizim nuk duhet të konsiderohet si një provim i specializuar në të cilin kandidatët duhet të tregojnë njohuri të avancuara. Përkundrazi, aty bëhet fjalë për çështje jetësore dhe njohuri themelore, të përgjithshme.
Në vendimin e publikuar të hënën, Gjykata Federale ka deklaruar se nuk është i lejueshëm përqendrimi në një kriter të vetëm të natyralizimit, transmeton albinfo.ch. Këtu mund të bëhet përjashtim vetëm nëse ky kriter do të kishte rëndësi të madhe, siç është një vepër serioze penale.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










