I plagosuri në Aargau ishte serb, dorasi kosovar
Disa medie në gjuhën shqipe kanë kuptuar gabimisht këtë informatë. Sipas tyre, sulmuesi ka qenë serb ndërsa i sulmuari shqiptar
I plagosuri pas një zënke që ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në Full-Reuenthal të Kantonit Aargau ka qenë shtetas serb ndërsa dorasi, shtetas kosovar. Kështu njofton portali azonline.ch, ose botimi online i gazetave Aargauer Zeitung, Solothurner Zeitung etj.
Mediet në gjuhën shqipe kanë kuptuar gabimisht këtë informatë. Sipas tyre, sulmuesi ka qenë serb ndërsa i sulmuari shqiptar.
Sidoqoftë, shtetasi serb i moshës 39 vjeçare është i plagosur me thikë në gjoks dhe gjendet i shtrirë në spital por jashtë rrezikut për jetë.
“Policia kantonale ka arrestuar dorasin e dyshuar po në mbrëmjen kur ka ndodhur sulmi. Bëhet fjalë për një kosovar dhe ai ndodhet në burgun për hetime. Rrethanat e kryerjes së veprës janë ende të paqarta ndërsa prokuroria Brug-Zurzach ka nisur hetimet penale”, shkruan portali.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











