Shkurt.ch
I pari i bektashinjve shqiptarë, në meshën e të dielës në një Kishë të Zvicrës
Po të dielën, Baba Mumin Lama do të jetë i ftuar i debatit që do të zhvillohet në ambientet e “jenseits IM VIADUKT” në Cyrih. Ai me këtë rast do të shkëmbejë mendime me vikarin gjeneral të Kishës Katolike të kantonit të Cyrihut dhe Glarusit, Josef Annen
Për meshën e të dielës, Kisha Katolike në Teufen do të ketë një mysafir të veçantë: dhjaku i kësaj kishe, Stefan Staub ka ftuar të parin e bektashhinjve të Kosovës, Baba Mumin Lama që të marrë pjesë në “bashkëbisedimin në rrëfimore”, shkruan tagblatt.ch.
Mumin Lama është kleriku më i lartë i rendit të sufinjve (bektashinjve), një rrymë fetare e islamit, e cila, sipas Staub, propagandon të kundërtën e islamizmit, transmeton albinfo.ch. Kështu, sufijtë nuk i ndajnë meshkujt nga femrat (siç ndodh zakonisht në islam) dhe nuk e ndalojnë konsumin e alkoolit.
“Gjatë bashkëbisedimit në kishë, dëgjuesit do të kenë mundësinë të njohin një trajtë liberale të islamit, në një kohë që ajo duhej të përforcohej”, thuhet në njoftimin e kishës.
Po të dielën, Baba Mumin Lama do të jetë i ftuar i debatit që do të zhvillohet në ambientet e “jenseits IM VIADUKT” në Cyrih. Ai me këtë rast do të shkëmbejë mendime me vikarin gjeneral të Kishës Katolike të kantonit të Cyrihut dhe Glarusit, Josef Annen.
A ka diçka që i lidh kërkuesit e jetës spirituale të krishterimit dhe islamit, çka është mistika dhe si jetohet ajo? Këtyre dhe pyetjeve tjera do të përpuqen t`u gjejnë përgjigje dy bashkëbiseduesit, në “Ditën e Pendimit”, e diele, 18 shtator, në orën 18 në “jenseits IM VIADUKT”, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










