E-Diaspora

I lënduar rëndë nga aksidenti, shkon vetë në shtëpi – nga aty transportohet me helikopter

Pas rrëzimit ai shkoi ashtu i lënduar deri në shtëpi. Vetëm më pas erdhi ambulanca, shkruan wochenblatt.de.

Aksidenti me motor i një 26 vjeçari nga Maqedonia ka nodhur në komunën Perach (Gjermani) në natën e së dielës, 13 maj. Çfarë ka konstatuar policia, 26 vjeçari voziste skuterin e tij pa helmetë. Ai u aksidentua vetë, ndërsa përkundër lëndimeve të rënda u ngrit në këmbë dhe shkoi deri te shtëpia e tij në Endlkirchen, përcjell albinfo.ch.

Vetëm prej aty e kanë kuptuar forcat e shpëtimit aksidentin dhe kanë ardhur me ambulancë në shtëpinë e 26 vjeçarit. Për shkak të lëndimeve të rënda, ai u transportua me helikopter në spital.