Lajme
I kthyeri pas 17 vitesh, nuk ishte i zhdukur
Sejdi Thaçi nga fshati Zajm i Klinës, i cili figuronte në listën e të pagjeturve, nuk ka qenë i zhdukur. Ai kishte shkuar në Serbi për të rregulluar pensionin dhe kishte mbetur rrugëve
Personi që figuron në listën e të pagjeturve në Kosovë, Sejdi Thaçi (77) nuk ka qenë i zhdukur ashtu siç kanë raportuar mediet kosovare. Ai kishte shkuar në Serbi pak para se të fillonte fushata ajrore e NATO-s (1999), dhe për vite të tëra kishte qëndruar atje, derisa kishte vendosur të kthehet vullnetarisht.
Më 6 janar 1999, në Pejë kishte ndodhur vrasja e disa të rinjve serbë në një diskotekë të qytetit, ndërsa autoritetet serbe akuzuan UÇK-në, që më vonë doli se ishin bërë nga vet shteti serb për të marrë një fushatë kundër fshatrave shqiptare. Këtë e ka pranuar vetë kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaratë kjo që kishte trandur opinionin serb.
Por, në të njëjtën ditë siç raporton gazeta Express, ishte “zhdukur” Sejdi Thaçi, nga fshati Zajm i Klinës. Ai ishte konsideruar i zhdukur, si edhe mijëra shqiptarë të tjerë. Mirëpo, para pak ditësh, për habinë e të gjithëve, ai u rikthye në vendlindje, gjallë e shëndoshë. Lajmi i jashtëzakonshëm se Sejdi Thaçi u kthye pas 17 vitesh i gjallë nga burgjet serbe, rriti shpresat e shumë familjareve që kanë persona të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, pikërisht në ditën kur shënohet “Dita e të pagjeturve”. Por, kjo deklaratë, doli të jetë mashtrim, sepse ai nuk ishte zhdukur, por kishte shkuar në Serbi për të rregulluar pensionin, ku kishte jetuar dhe punuar për 35 vite atje, para luftës.
Që nga ajo ditë, thotë të ketë mbetur rrugëve të Vojvodinës, pasi nuk kishte para e as kushte për t’u kthyer më te familja në Kosovë. “Kam jetuar në disa banesa. Më kanë mbajte disa njerëz në banesat e tyre, sepse e dinin gjendjen që e kisha. S’kisha asnjë dinar me veti”, thotë ai, transmeton Albinfo.Ch.
Për rrugën që kishte marrë pikërisht në ditën kur në Pejë kishte ndodhur rasti famëkeq i njohur si “Panda”, thotë se nuk u kishte treguar fare familjes, që atëkohë qëndronin të strehuar pikërisht në këtë qytet, dhe afër lokalit ku kishte ndodhur ngjarja e 6 janarit 1999.
Deklarata e tij dhënë në Express nuk është shumë bindëse, porse herë-herë edhe sikur të ishte i mësuar përmendësh, ai përsërite të njëjtat gjëra. Derisa deklaron se nuk ka takuar asnjë kosovarë në Vojvodinë, i kujtohet se kishte njohur një person me emrin Bislim Bytyqi, nga Arllati, i cili kishte ndërruar jetë muaj më parë, e kufomën tij e kishte sjellë nga atje në Kosovë daja i tij.
“Kam hekë shumë gjatë. Çuditna qysh jam gjallë”, rrëfen plaku i kthyer, i cili gjithashtu nuk është i saktë nëse është kthyer vet, apo e ka ndihmuar një serb deri në Kosovës. Ndërkaq familjarët thonë se Selimi her ka qenë në burg për vite të tëra, herë ka qenë i lirë. Pra nuk dihet se çka ka ndodhur në të vërtetë me 77 vjçarin që ishte larguar nga Kosova në janar të vitit 1999.
Por, ajo që është e vëret, është fakti se në Kosovë (1998-1999) janë zhdukur afër katër mijë qytetarë. Më shumë se dy mijë prej tyre janë identifikuar nëpër disa varreza masive në Serbi, si në Batajnica, Bajna-Bashta, Peruçac, në lumin Danub, etj, dhe janë riatdhesuar në Kosovë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.
Trupat e atyre që janë gjetur në Serbi i kishin bartur forcat serbe të regjimit të Millosheviqit në përpjekje për t’i fshehur gjurmët e krimit. Edhe 1660 persona të tjerë, figurojnë të pagjetur.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









