Shkurt.ch
I është shlyer tërësisht kujtesa, nuk e di as emrin e vet!
Vetëm kur terapeutët ia përmendën emrin, personi pati një reagim të lehtë që tregon se atij i është kthyer vetëm pjesërisht kujtesa
Ndonëse ngjan me një triller, bëhet fjalë për një ndodhi të vërtetë. Një njeri me kujtesë plotësisht të shlyer u ka sjellë për disa ditë shumë kokëçarje autoriteteve dhe mjekëve të Austrisë. Së fundi, u zbulua prejardhja e personit misterioz: ai vjen nga Gjermania, gjegjësisht nga landi Baden-Württemberg. Kjo u mundësua vetëm pasi që policia austriake e shpalli në kërkim atë duke ia publikuar fotografinë.
Të njohurit dhe ish kolegët e punës e kanë identifikuar atë si një person 48 vjeçar nga regjioni i përmendur. Dhe, kur terapeutët ia përmendën emrin, personi pati një reagim të lehtë që tregon se atij i është kthyer vetëm pjesërisht kujtesa.
Autoritetet nuk japin të dhëna tjera për personin, duke pasur parasysh nevojën për mbrojtjen e personalitetit të tij. Ndërsa fakti se fotografia e tij është publikuar gjerësisht arsyetohet se ky ka qenë mjeti i fundit me të cilin mund të zbulohej identiteti i personit.
E gjithë ajo që dinte personi në fjalë ka qenë se ai ishte duke shëtitur nga Lindau i Bajernit në Bregenzin e Austrisë. Emri, prejardhja, mosha, prejardhja, të gjitha i ishin shlyer. Ai ishte paraqitur në spitalin e Bregenzit ku donte të trajtohej për shkak të një lëndimi që kishte pësuar gjatë ecjes së gjatë. Të përballur me memorien e tij të shlyer, mjekët kanë njoftuar policinë.
Problemi që e bënte edhe më të vështirë gjetjen e identitetit të tij ishte se humbjen e tij nuk e kishte paraqitur askush në polici. Më vonë u kuptua se personi me mbamendje të shlyer kishte jetuar i vetmuar kështu që askush nuk e kishte ndjerë mungesën e tij. Me disa ish kolegë të punës ai mbante vetëm kontakte të rralla. Ai konsiderohet si person inteligjent i arsimuar dhe nuk duket si njeri i çekuilibruar, thonë mjekët.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














