Integrimi
I akuzuari për terrorizëm, Kreshnik B: “Nuk kam luftuar, kam qenë në prapavijë”
"Unë nuk kam qëlluar në njerëz”, ka thënë ai. Në këto aksione ai të shumtën e rasteve ka qëndruar nga fundi
Në procesin e parë gjyqësor për terrorizëm islamik që po zhvillohet në Gjermani, shqiptari me prejardhje nga Kosova, Kreshnik B., i lindur në Gjermani ka folur në seancën e djeshme lidhur me natyrën e angazhimit të tij në IS.
Para trupit gjyqësor në Gjykatën e Landit në Frankfurt Kreshniku 20 vjeçar ka pranuar se në një kamp ushtarak të Sirisë në vitin 2013 ka kryer një trajnim për përdorimin e pushkës automatike dhe se ka qenë i pranishëm në aksionet luftarake. “Por unë nuk kam qëlluar në njerëz”, ka thënë ai. Në këto aksione ai të shumtën e rasteve ka qëndruar nga fundi dhe, së bashku me pjesëmarrësit tjerë të ardhur nga Evropa, ka bërë sigurimin në rastet e tërheqjes.
Ai po ashtu, me grupe të vogla, ka bërë roje nëpër shtëpi ose rrugë të caktuara. “Unë nuk kam luftuar”, ka thënë ai. Duke qëndruar në një kamp stërvitjesh ai ka marrë rroba dhe ushqim falas i dhe për një kohë edhe një kallashnikov.
Ndërsa duke folur rreth motivit të tij për të luftuar në Siri, ai ka thënë se “doja të ndihmoja vëllezërit e mi”. Qëllimi ishte rrëzimi i regjimit të Asadit, shkrun rp-online.de. Ai madje edhe më tutje do ta dëshironte një vdekje si martir në luftë kundër këtij regjimi, kundër tiranisë dhe shtypjes, ka formuluar qëndrimin e tij i akuzuari me ndihmën e avokatit.
Në Siri ka shkuar me dëshirën e tij me ndihmën e një xhaxhai, i cili tashmë ihte në radhët e ushtrisë së lirisë së Sirisë. “Unë nuk doja të luftoja kundër myslimanëve të tjerë që ishin po ashtu kundër regjimit të Asadit”.
Me marrjen në pyetje të motrës më të vjetër të Kreshnikut, procesi vazhdon edhe sot. Motra e përmendur ka qenë ajo që ka shkruar në Turqi për ta marrë Kreshnikun dhe për ta kthyer në Gjermani. Me tu kthyer në Frankfurt me aeroplan, Kreshnik B. është arrestuar nga policia.
Për veprën penale të pjesëmarrjes në luftë terroriste ai mund të dënohet deri në dhjetë vjet burg. Pas një kohe që do ta kaloje ne burgun për te rinj, ai do të transferohet në burgun e rregullt.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











