Kosova
Hyrje-daljet në Shqipëri, rritje e udhëtimeve nga Kosova e Zvicra
Gjatë 4-mujorit të parë të 2021-shit në vend kanë hyrë 754.796 persona, kryesisht nga Kosova dhe Zvicra
466.283 persona kanë hyrë gjatë muajit prill në territorin shqiptar, ndër to 241 mijë shtetas të huaj.
Sipas të dhënave të INSTAT, rritja është e ndjeshme në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, kur sapo kishte nisur pandemia, 18.5 herë më shumë.
Gjatë 4-mujorit të parë të 2021-shit në vend kanë hyrë 754.796 persona, kryesisht nga Kosova dhe Zvicra, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa janë pothuajse përgjysmuar udhëtimet prej Anglisë dhe reduktuar me 4.4 herë ato prej Greqisë, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-s.
Arsyeja kryesore e vizitave të të huajve në Shqipëri është ajo personale, e pasuar nga pushimet dhe biznesi, transmeton Euronews.
Edhe lëvizjet e shqiptarëve jashtë vendit kanë shënuar rritje gjatë prillit, 12.7 herë më shumë se në të njëjtin muaj të 2020-s.
Nga rreth 450 mijë shtetas që sipas INSTAT kanë dalë jashtë Shqipërisë në prill, më shumë se 230 mijë kanë qenë shqiptarë.
Megjithatë, krahasuar me 4-mujorin e parë të 2020-s numri, i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë është më i vogël.
Si ata që lenë vendin, ashtu dhe ata që vijnë kanë preferuar të udhëtojnë kryesisht në rrugë tokësore dhe shumë pak detare.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














