Hyrja e të huajve në Zvicër, vetëm pas plotësimit të “pikëve”
Sipas SVP-së "sistemi i pikëve do të parandalonte ardhjen e të huajve problematikë, të paintegrueshëm dhe keqpërdorues të sistemit social"
Deputetët nacionalë nga SVP, Lukas Reinmann dhe Yvette Estermann kanë sjellë në parlament dy mocione lidhur me një temë të përbashkët: përzgjedhjen kualitative të të huajve që do të lejoheshin të hyjnë në Zvicër. Sipas tyre, duhet të vendoset një sistem pikësh, nga plotësimi i të cilave do të varej lejimi i hyrjes së të huajve në Zvicër. Kualifikimi, gjuha, mosha do të jenë kriteret kryesore që duhet plotësuar.
Reinman e arsyeton qëndrmin e tij me sistemet e ngjashme të pikëve që praktikojnë shtetet si SHBA, Australia, Kanadaja etj. Ky sistem do të favorizonte hyrjen e të huajve me kualifikime që i nevojiten Zvicrës dhe do të pengonte hyrjen e atyre që, sipas tij „bëjnë probleme, nuk integrohen, keqpërdorin sistemin social etj”. Ai, siç shkruan gazeta “Blick”, po ashtu mbron qëndrimin se marrëveshja për lëvizjen e lirë me BE-në duhet të shfuqizohet.
Por, ndryshe nga Reinmann dhe Estermann mendon Martin Flügel nga organizata sindikale „Travail Suisse”. Sipas tij ky sistem është i panevojshëm. „Edhe sot janë nevojat e ekoniomisë ato që e përcaktojnë numrin e të huajve që marrin qëndrim në Zvicër. Sepse si dëshmi kryesore për tu lejuar qëndrimi këtu, atyre u kërkohet dëshmia e punës.”
Flügel po ashtu kundërshton shfuqizimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë, duke e quajtur atë „fundament të mirëqenies së Zvicrës”.
Sikur Flügel mendon edhe drejtori i organizatës së punëdhënësve të Zvicrës, Thomas Daum. Sipas tij, sistemi ekzistues i Zvicrës pëer rekrutimin e fuqisë së huaj punëtore është më i mirë se ai i Kanadasë ose i SHBA-së. “Te ne ardhja e të huajve rregullohet permes kërkesave konkrete të ekonomisë dhe kjo kushtëzohet me kualifikimet optimale të atyre që pretendojnë të vendosen në Zvicër. Ky sistem i përmirëson, sipas tij, gabimet e bëra në vitet 70-90 kur në Zvicër ishin vendosur së tepërmi të huaj me kualifikime jo të mira”.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









