CH-Ballkani
Hyn në fuqi marrëveshja e romingut mes shteteve të Ballkanit perëndimor
Nga dita e sotme ka hyrë në funksion marrëveshja e romingut mes shteteve të Ballkanit perëndimor, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Valdrin Lluka.
Ai ka bërë të ditur se nga sot qytetarët mund të komunikojnë me çmime mbi 90% më të lira në tërë vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnjën dhe Serbinë.
“Nga sot, tarifat janë zbritur drastikisht, por brenda 2 vjetëve do të eliminohen tërësisht (korrik 2021). Pra, nga sot, kudo që jeni në njërin nga shtetet e lartpërmendura, ju mund të bëni thirrje për 15 cent për minutë, mund të pranoni thirrje për 4 cent për minutë, mund të dërgoni mesazh për 4 cent dhe mund të përdorni internet për 4 cent për MB”, ka njoftuar Lluka përmes një shkrimi në Facebook.
Marrëveshja për heqjen e çmimeve të shërbimit të romingut ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, u nënshkrua më 4 prill të këtij viti në Beograd, nga ministri Lluka.
https://www.facebook.com/valdrinlluka/photos/a.115893315764764/353586778662082/?type=3&theater
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












