Kosova
Hyjnë në fuqi masat anti-Covid në Kosovë, kërkohen dy doza vaksine në kufi
Çdo person që do të hyjë në territorin e Kosovës, nga sot e tutje duhet të kenë dëshminë e vaksinimit me dy doza kundër COVID-19, përcjell albinfo.ch.
“Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër COVID-19”, thuhej në vendimin e Qeverisë së Kosovës më 1 dhjetor 2021.
Personat, të cilët nuk i kanë bërë dy dozat e vaksinës, do të kenë mundësi të vaksinohen në pikën kufitare aeroportin “Adem Jashari” dhe në pikat kufitare në Vermicë, Merdar, Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit.
Nga masat anti-Covid përjashtohen:
1.Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do të largohet nga Kosova brenda tre orësh.
2.Personat, të cilët punojnë si shoferë me kusht që të respektojnë protokollin.
3,Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit.
4.Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë orësh.
5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë.
6.Personat nën moshën dymbëdhjetë vjeç.
7.Personat me dëshmi mjekësore që kanë komplikacione të vërtetuara për mosvaksinim. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë.
Sipas masave anti-COVID që janë në fuqi, lëvizja e qytetarëve lejohet nga ora 05:00 e mëngjesit, deri në orën 00:00 të mesnatës. Lokalet lejohen të punojnë deri në orën 23:00, kurse muzika duhet të ndalet në orën 21:30.
Kjo do të sjellë probleme për shumë pushues shqiptarë, pasi Kosova është një ndër vendet e pëlqyera gjatë sezonit të dimrit për shkak të disa vendeve turistike me borë.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











