Lajme
Hungaria refuzon NATO-n: Ukraina të zgjidhet me dialog
Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijarto, deklaroi se nuk do të pranojnë më trupa shtesë nga NATO. Sipas tij, çështja e Ukrainës duhet të zgjidhet me dialog dhe jo me sanksione.
Edhe kryeministri Viktor Orban deklaroi pas vizitës së Moskë se nuk shihte te Rusia synimin për të pushtuar Ukrainën dhe se duhej diplomaci për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Szijarto këmbnguli në po të njëjtën gjë.
“Duhet të japim maksimumin për të shmangur skenarin më të keq. Duhet të investojmë te diplomacia dhe dialogu. Prandaj, ne i bëjmë thirrje Rusisë, aleatëve perëndimorë dhe vendeve të forta që të mos heqin dorë nga zgjidhja paqësore. Për ne vendet e vogla, sulmet e dhunshme mund të jenë shumë të rrezikshme. Ndaj le ta shmangim skenarin më të keq me çdo mjet”, tha ministri hungarez.
Shumë vende të Evropës Lindore, si Polonia dhe Rumania, por edhe baltike, si Estonia, kanë lejuar një fluks të trupave të NATO-s në territorin e tyre. Por Budapesti e refuzon këtë opsion.
“Jo, ne nuk e kemi pranuar këtë dhe nuk do ta pranojmë, sepse kemi trupa të NATO-s në territorin tonë, janë forcat e armatosura hungareze. Ato janë në gjendje të garantojnë sigurinë e vendit. Ndaj nuk na duhen trupa shtesë”, u shpreh Szijarto.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












