Lajme
Hungaria nuk u jep azil kosovarëve
Ambasada e Hungarisë në Prishtinë ka raportuar për një valë të re të kosovarëve, ndërsa ka ritheksuar se shteti hungarez nuk jep azil për kosovarët
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që mos të imigrojnë ilegalisht, sepse asnjë shtet i Bashkimit Evropian nuk jep azil për kosovarët. Kjo kërkesë e ministrit ka ardhur pas raportimit se vetëm në Hungari gjatë këtij viti kanë kërkuar azil rreth 7 mijë kosovarë.
“Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë jetë më të mirë por, asnjë shtet evropian nuk jep azil për kosovarët”, ka deklaruar Rexhepi.
Vetëm brenda këtij viti, shtatëmijë qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në Hungari. Shumica prej tyre kufirin e kaluan në mënyrë ilegale, ndërsa shteti hungarez këtë vit nuk ia ka njohur statusin e refugjatit asnjë qytetari të Kosovës.
Ambasada e Hungarisë në Prishtinë ka raportuar për një valë të re të kosovarëve, ndërsa ka ritheksuar se shteti hungarez nuk jep azil për kosovarët.
“Të gjithë ata që hyjnë ilegalisht në Hungari, merren në mbajtje nga policia, e pas disa verifikimeve që u bëhen kthejnë në Kosovë. Në rast të kërkesës për azil ata mund të mbahen në paraburgim në periudhë prej 3-60 ditë, për ta verifikuar nëse i takon apo jo azili”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ministri Bajram Rexhepi tha për RD se organet e sigurisë janë të përkushtuara në parandalimin dhe kapjen e personave të cilët merren me kontrabandimin e njerëzve.
Mirëpo, vetëm javën e fundit, deri në katër autobus në ditë me qytetarë, kryesisht nga rajoni i Ferizajt, po nisen për në Serbi, që pastaj përmes Hungarisë të hyjnë në shtetet tjera. Imigrantët shqiptarë e kanë si target Francën, e cila Kosovën e ka larguar nga vendet e sigurta.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














