Lajme
Hungaria kërcënon Bullgarinë – mund t’i vërë veto për hyrje në Schengen
Ministria e Jashtme e Hungarisë ka paralajmëruar se vendi do të përdorë veton kur të propozohet hyrja e Bullgarisë në zonën për lëvizje të lirë Schengen, përveç nëse i jep fund taksës së transitit për gazin rus.
Paralajmërimi për veto vjen pas marrëveshjes së arritur të enjten në mes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Hungarisë, që të nisen bisedimet për anëtarësim të Ukrainës në bllkun evropian, dita kur kryeministri hungarez, Viktor Orban, e ka lëshuar sallën, duke e lënë të lirë mundësinë për miratim të vendimit, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, ministri i Punëve të Jashtme i Hugarisë, Peter Szijjarto, e ka bërë të qartë për Bullgarinë që do të përdoret vetoja, nëse vazhdon zbatimi i taksës për gazin e importuar.
“Ne e kemi bërë të qartë për bullgarët, që nëse e vazhdojnë këtë masë, nëse e dëmtojnë sigurinë e zinxhirit tonë furnizues, atëherë ne do ta përdorim veton për Schengen”, ka thënë ai, shkruan REL.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









