CH-Ballkani
Hungaria fillon arrestimin e refugjatëve
Ushtria hungareze ka nisur patrullimin në kufi me Serbinë, policia ka arrestuar emigrantët e paligjshëm. Budapesti ka deklaruar një situatë krize në dy komuna në jug të vendit. Ligjet e rrepta që hyn në fuqi nga mesnata në Hungari po zbatohet në mënyrë të plotë. Janë arrestuar 60 persona brenda natës që kanë tentuar të kalojnë rrethojat kufitare, raportojnë mediat e huaja, percjell albinfo.ch.
Pas mbylljes së kufirit (me Serbinë), në tri vende, tri grupe nga 16 persona, të gjithë janë arrestuar për kalim ilegal të kufirit. Ata janë aktualisht në paraburgim, tha kolonel Laszlo Balazs, kreu i policisë kufitare.
Hendeku në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë bëhet shumë i vogël. Rreth njëqind refugjatë kanë hyrë në grevë urie në “tokën e askujt”, me parulla: “Pa ushqim, pa ujë”.
Kalimi në kufirin në Horgos është i mbyllur. Këtu janë të vendosur “salla gjyqi” në kontejnerë për azilkërkuesit. Sipas ligjit të ri, kalimet e paligjshme të kufirit mund të sanksionohen deri në tre vjet burgim. Ministri serb, Vulin, i cili është përgjegjës për krizën e migracionit, tha se qeveria hungareze është njoftuar me grumbullimin e emigrantëve në kufirin e saj.
Ai i kërkoi Budapestit për të hapur kufirin. Gjykata Administrative në Austri ka vlerësuar Hungarinë vend të pasigurt për azilkërkuesit. Pas 20.000 refugjatëve që kaluan dje në Austri, sot kanë hyrë edhe 5.000 të tjerë.
Evropa është e ndarë në çështjen e emigrantëve.
Ministrat e BE-së janë duke pritur për një vendim përfundimtar për të vendosur rreth 120 mijë refugjatëve.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













