Lajme
Hungaria dhe Polonia do ta zhbllokojnë buxhetin e BE-së
Një zyrtar i lartë i Qeverisë së Polonisë ka thënë se vendi i tij dhe Hungaria kanë pranuar në parim një propozim për buxhetin e BE-së, të bërë nga Presidenca gjermane, dhe tash po e presin miratimin e Holandës dhe disa vendeve të tjera anëtare që ende janë skeptike, shkruan Reuters.
Polonia dhe Hungaria i kanë bllokuar 1.8 trilion euro për shkak se qeveritë nacionaliste të këtyre shteteve e kanë kundërshtuar kushtëzimin e qasjes në fondet e BE-së me zbatimin e ligjit. Kjo çështje pritet të diskutohet të enjten në një samit të BE-së.
“Ne jemi në mënyrë preliminare në marrëveshje, por ka ca trysni. Qëllimi është që kjo të kryhet para samitit të BE-së”, tha zyrtari polak, duke folur në kushte anonimiteti.
Një diplomat i Bashkimit Evropian në Bruksel konfirmoi se palët janë duke e pritur konfirmimin përfundimtar.
Ndryshe, Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, u takua të martën në Varshavë me homologun e tij hungarez, Viktor Orban. Pas takimit, Orbani tha se ekzistojnë gjasa të mira që të arrihet marrëveshje këtë javë.
Bashkimi Evropian për një kohë të gjatë ka pasur mosmarrëveshje me Varshavën dhe Budapestin, të cilët i akuzon për cenim të sundimit të ligjit përmes vendosjes së kontrollit politik mbi sistemin e drejtësisë, mediet dhe institucionet e tjera.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












