Kriza në Ukrainë
Humbjet e luftës në Ukrainë arrijnë deri në 800 miliardë dollarë amerikanë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zbuluar se Ukraina vlerëson humbjet e saj totale nga lufta me Rusinë në 800 miliardë dollarë amerikanë, dhe shpreson t’i mbledhë këto fonde përmes fondeve të ndryshme për rindërtimin pas luftës.
“800 miliardë dollarë amerikanë është vlerësimi ynë total i humbjeve nga kjo luftë ruse. Kjo është ajo që po diskutojmë me partnerët tanë”, deklaroi ai.
Tutje, Zelensky theksoi se drafti i dokumentit bazë midis Ukrainës, SHBA-së, Rusisë dhe Evropës për përfundimin e luftës parashikon krijimin e disa fondeve për të adresuar rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës, rindërtimin e zonave dhe rajoneve të dëmtuara, si dhe çështjet humanitare.
“Qëllimi do të jetë mobilizimi i 800 miliardë dollarëve amerikanë përmes kapitalit aksionar, granteve, detyrimeve të borxhit dhe kontributeve nga sektori privat për të ndihmuar Ukrainën të realizojë plotësisht potencialin e saj”, u shpreh ai, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, pika e nëntë e projektplanit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë parashikon krijimin e disa fondeve për të zgjidhur çështjet që lidhen me rimëkëmbjen e ekonomisë së Ukrainës, me qëllim mobilizimin e 800 miliardë dollarëve amerikanë përmes kapitalit aksionar, granteve, obligacioneve dhe kontributeve nga sektori privat për të ndihmuar Ukrainën të realizojë plotësisht potencialin e saj.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










