Jeta në Zvicër
Humbin jetën dy gra në liqe
Hetimet pritet të sqarojnë nëse aksidenti është shkaktuar nga instalimet elektrike të limanit
Rreth mesditës së sotme në La Neuveville të kantonit të Bernës kanë humbur jetën duke rënë në liqenin e Bielit dy gra dhe një qen. Prokuroria Publike e Bernës ka iniciuar hetimet lidhur me këtë rast fatkeq. Pista në të cilën pritet të zhvillohen hetimet do të orientohet në sqarimin nëse aksidenti është shkaktuar nga instalimet elektrike të limanit të liqenit në këtë lokalitet.
Kur policia dhe forcat e shpëtimit kishin arritur, njëra nga gratë tashmë ishte nxjerrë ende e gjallë nga liqeni, njofton srf.ch duke iu referuar autoriteteve policore. Pak më vonë ajo ka vdekur në spital, transmeton albinfo.ch. Ndërsa gruaja e dytë është nxjerrë e vdekur nga liqeni.
Viktima e parë është një e re 24 vjeçare nga Kantoni i Bernës ndërsa identifikimi i viktimës së dytë ende nuk ka përfunduar.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











