Jeta në Zvicër
Humbasin popullistës, përfitojnë liberalët dhe të Gjelbërit
Nëse sot do mbaheshin zgjedhjet në Zvicër, rezultatet do ishin: SVP 27 përqind, SP 19 përqind, FDP 17 përqind, CVP 10 përqind dhe Të Gjelbërit 9 përqind, përcjell albinfo.ch.
Një vit përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Zvicër, duket se ka ndryshime te votuesit helvetë. Një barometër zgjedhor i SRG, ka treguar se është rritur mbështetje te forcat e Gjelbërta, liberale dhe FDP ( + 1.3 përqind) . Ngjashëm vlen edhe për të majtët e SP (+0.5 përqind), kurse humbje të mëdha kanë shënuar popullistët e SVP (-2 përqind) dhe partia katolike e qendrës CVP (-1.5 përqind). Ngjashëm humbje shënon edhe BDP, shkruan albinfo.ch.
Arsyet e kësaj zhvendosjeje janë për shkak se temat e emigrantëve dhe azilkërkuesve nuk janë dominante si në 2015, dhe këtu humbin partitë populliste, kurse pavarësisht se përmenden temat e sigurimit social, pensionit, partia e majtë SP nuk ka arritur të përfitojë shumë mbështetje. Të Gjelbërit kanë fituar mbështetje për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit dhe CO2, kursë partia e qendrës CVP nuk tregon alternativë të qartë dhe ka mbështetje kryesisht nga katolikët e vendit.
Përndryshe partia më e madhe zvicerane, përsëri do mbetej SVP me 27 përqind të votave. Shumica e shqiptaro-zviceranëve janë kyqur në SP.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












