Shkurt.ch
Humb jetën gazetarja zvicerane nga sulmi me mina në Mosul
Véronique Robert ndodhej në përcjellje të forcave speciale irakiane të cilat po luftojnë për të dëbuar nga Mosuli terroristët e ISIS-it.
Nga një sulm me mina në Mossul të Irakut ka humbur jetë gazetarja zvicerane-franceze, Véronique Robert. Ajo ndodhej në zonën e krizës si reportere lufte.
Nga plagët e marra ajo ka vdekur në spital, njofton France Télévision. Ky televizion e kishte angazhuar gazetaren për të realizuar një reportazh për emisionin “Envoye Special”.
Veç saj, në këtë sulm me mina kanë humbur jetën edhe gazetari televiziv francez Stephen Villeneuve dhe reporteri kurd, Bachtijar Addad.
Véronique Robert ishte operuar në Bagdad në natën në mes të të enjtes dhe të premtes, bën të ditur France Télévision në një njoftim të publikuar sot, transmeton albinfo.ch. Pastaj ajo ishte transportuar në Paris, ku kishte vdekur në spital.
Robert ndodhej në përcjellje të forcave speciale irakiane të cilat po luftojnë për të dëbuar nga Mosuli terroristët e ISIS-it. Këto trupa, të dielën që shkoi kishin filluar të depërtojnë në rrugët e qytetit ndërsa ofensiva aktuale konsiderohet si pjesë e fazës vendimtare për futjen nën kontroll të qytetit të dytë më të madh të Irakut.
Reporterja 54 vjeçare e luftës, më parë ka punuar edhe në magazinën “Paris Match”.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











