Shkurt.ch
Humb jetën zvicerani, në rrugë drejt rekordit botëror në fluturim
Aventurieri zviceran i kishte vënë synim vetes që të kalojë nëpër 34 vende të botës. Ai planifikonte që në këtë mënyrë të fluturonte 76.000 kilometra
Ishte duke e përmbushur ëndrrën e tij jetësore, që për njëzet muaj të sillej rreth botës me fluturaken e tij ultra të lehtë. Por, zviceranin Eric Guilloud e ka penguar vdekja për ta realizuar këtë synim. Ai ka humbur jetën të shtunën, pasi që me fluturaken e tij është përplasur në kodrën vullkanike, të vargmaleve të Andeve, në shtetin latinoamerikan, Ekuador, pas startimit nga qyteti Latacunga afër Quito-s.
Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes. Siç bën të ditur Zyra për Aviacion Ajror e këtij vendi, specialistët janë në rrugë për vendin e fatkeqësisë për të marrë kufomën.
Aventurieri zviceran i kishte vënë synim vetes që të kalojë nëpër 34 vende të botës. Ai planifikonte që në këtë mënyrë të fluturonte 76.000 kilometra të cilat donte t`i kalonte për 384 orë, duke aterruar 106 herë.
Pas Ekuatorit, fluturimi do të vazhdonte nëpër Peru, Bolivi, Kil, Argjentinë dhe Brazil.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










