CH-Ballkani
Hoxhaj: Mund të bie ideja e “ndryshimit të kufijve”, ndryshime në politikat e BE-së
Ai shtoi se faza përfundimtare dhe faza më e rëndë e dialogut mund të fillojë në fund të 2018-ës ose fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa marrëveshja të nënshkruhet në maj 2019
Zv.kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, thekson për “Der Standard” se pala serbe e ka kultivuar gjithmonë e më tepër idenë e ndryshimeve të kufijve.
“Jemi në fazën e fundit të dialogut. Kërkesa për ndryshimin e kufijve është sjellë nga pala serbe. Ne duam një marrëveshje që do t’i hapte rrugë anëtarësimit të Kosovës në OKB. Kjo marrëveshje duhet të nënshkruhet në Bruksel dhe të ratifikohet nga parlamentet e të dyja vendeve dhe nga Këshilli i Sigurimit. Kjo është sikur të ngjitesh në këmbë në malin më të lartë të botës”, tha Hoxhaj, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se marrëveshja do të nënshkruhet vetëm nëse Kosova do të jetë pjesë e OKB-së dhe se leja për marrëveshjen në fjalë duhet të merret nga Britania e Madhe dhe Gjermania, të cilat kundërshtojnë kategorikisht ndarjen e Kosovës.
“Besoj se këto ide (të ndryshimeve të kufijve) do të bien dhe ekziston akoma koncepti i Kosovës multietnike. Ne kemi nevojë për një marrëveshje të tillë, vetëm nëse do të jemi pjesë e OKB-së”, tha më tej Hoxhaj.
Ai shtoi se faza përfundimtare dhe faza më e rëndë e dialogut mund të fillojë në fund të 2018-ës ose fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa marrëveshja të nënshkruhet në maj 2019.
Në lidhje me politikën ndërkombëtare, Hoxhaj nuk mendon se ka “ndryshime” në politikën amerikane për “mbështetjen ndaj Kosovës” dhe se mbështetja e Kosovës para së gjithash vjen nga Uashingtoni dhe Brukseli. Por sheh një luhatje të politikave të BE-së në tre vjetët e kaluara.
“Ne nuk e dimë ku shkon BE-ja. Gjithashtu edhe në Francë nuk është më tepër e rëndësishme koncepti i multilateralizmit”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Në fund ai tha se kur bëhet fjala për minoritetet, shqiptarët në Serbi duhet të gëzojnë të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë, kurse në lidhje me pozitat e Rusisë, Hoxhaj mendon se ajo nuk do të pyetet kur është çështja për kompromis në Ballkan.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë Ambasada gjermane në Kosovë u bën thirrje partive të respektojnë rregullat e fushatës në diasporë... -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje












