Kosova
Hoxhaj: Besoj se brenda dy – tre muajsh BE do të liberalizojë vizat me Kosovën
Prej dhjetë vjetësh shtet i pavarur, Kosova është vendi i fundit i rajonit pa liberalizimin e vizave me BE-në, shkruan fillimisht “APA”, që ka intervistuar zv.kryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj.
Përpara një muaji u ratifikua demarkacioni me Malin e Zi, një ndër kushtet kryesore për liberalizim të vizave. Në lidhje me këtë, Enver Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Austrisë gjatë mbajtjes së presidencës së BE-së, për procesin integrues të Kosovës, e veçanërisht për liberalizimin e vizave.
“Shpresoj se liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë një nga prioritetet e presidencës austriake të BE-së, duke nxitur njëkohësisht mbështetjen e shteteve të tjera”, ka thënë Hoxhaj i cili ka jetuar një kohë të gjatë në Vjenë.
E meritojnë qytetarët e Kosovës
Hoxhaj, i cili të premtën takoi kryetarin e parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka dhe ministrin austriak për Europë, Gernot Bümel, tha se sa herë që Austria ka mbajtur presidencën e BE-së ka pasur zhvillime interesante në rajon, duke pasur parasysh vëmendjen e saj të theksuar në Ballkanin Perëndimor.
“Qytetarët e Kosovës e meritojnë të lëvizin të lirë në zonën Schengen barabartë me qytetarët e shteteve të tjera, e meritojnë një vendim të qartë nga Komisioni Evropian dhe nga shtetet anëtare për lëvizje të lirë”, ka thënë më tej Hoxha. “Ne pretendojmë se Kosova i ka përmbushur gjithë kriteret.”
Hoxhaj mendon se brenda dy ose tre muajsh do vendoset liberalizimi i vizave nga KE dhe Parlamenti i Europës. Kjo pasi në “vitet e fundit” është vërejtur “përparim në luftën kundër krimit dhe korrupcionit”.
Në lidhje me vizitën e ministrit serb Marko Gjuriq në Kosovë, Hoxhaj ka thënë se ai deshte të provokojë Kosovën. “Kur ai shkel Kushtetutën, kufijtë dhe marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës, atëherë ai duhet të përballet me drejtësinë dhe policinë,” tha në fund Hoxhaj.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










