Kosova
Hovenier: SHBA e mbështet Lajçkaun dhe Borrellin
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se SHBA-ja ka besim në përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarin evropian, Miroslav Lajçak, si ndërmjetësues në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Shtetet e Bashkuara kanë besim të plotë në Bashkimin Evropian dhe rolin e tij në ndërmjetësimin e dialogut dhe kanë besim të plotë në përfaqësuesin e lartë (Josep) Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm evropian (Miroslav) Lajçak, si zbatues objektiv të kësaj politike”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Ai shton se dialogu i fasilituar nga BE-ja është rruga e vetme drejt normalizimit.
“Është e rëndësishme që të gjithë aktorët në këtë operacion, në këtë proces, të pranojnë procesin në të cilin janë, të luajnë poker me letrat që u kanë rënë dhe të kenë në mendje këtë pikëpamje, të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve, për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, nga të dyja palët”, tha ambasadori Hovenier.
Ambasadori Hovenier i bëri këto komente në hapje të Samitit të Paqes dhe Demokracisë, i organizuar nga organizatat e shoqërisë civile shqiptare dhe serbe me temën “Të ëndërrojmë (të pamundurën): Ballkani Perëndimor i lirë nga situata krize dhe në një rrugë drejt integrimit bashkëpunues”.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










