Kosova
Hoti thotë se Qeveria po i diskriminon bujqit
Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit, Qeveria e Kosovës nuk po përkrah bujqit, po i diskriminon ata.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë për diskriminim të bujqve .
Ai ka ngritur një paralele në mes të mjeteve të ndara për bujqit në veri si dhe për bujqit në komunat e tjera të Kosovës.
“Derisa bujqve në katër komunat në veri, që janë kryesisht të komunitetit serb, shteti përmes granteve ju mbulon 90% të investimit në bujqësi, për bujqit në komunat e tjera në gjithë Kosovën mbulimi i investimeve është vetëm 50%. Plani për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2014-2020 nuk parasheh ndarje të veçantë të granteve investive për zona të caktuara. Masat për mbështetje të bujqve aplikohen në tërë territorin e Kosovës, varësisht prej kulturave bujqësore”, ka shkruar Hoti.
Ai ka thënë se përkundër që Agjencia Kundër Korrupcionit e ka anuluar thirrjen për aplikim për grante të Ministrisë së Bujqësisë me arsyetimin se ajo ka përmbajtje diskriminuese, Ministri i Bujqësisë ka vazhduar me nxjerrjen e Udhëzimit Administrativ 09/2018, ku e ka përligjur diskriminimin. “Diskriminimi është edhe më i thellë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













