Lajme
Hoteli 300 vjeçar në Gjermani brandohet nga dizajneri shqiptar
Dizajneri Agi Haxhimurati i cili fokusohet me brandimin e industrive të ndryshme, kësaj radhe ka marrë përsipër një projekt të rëndësishëm, i cili ka të bëjë me brandimin e hotelit “Van Bebber”, i hapur që në vitin 1783 në qytetin gjerman të Xantenit, shkruan albinfo.ch.
E veçanta e këtij hoteli qëndron në faktin se aty kanë fjetur personazhet më të njohur botëror si Napoleon Bonaparte (në kohën kur Xanten ishte nën Perandorinë Franceze), Mbretëresha Victoria, Winston Churchill (i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qëndruar këtë hotel nga ku thurrte plane për vazhdimin e pushtimit të Gjermanisë), filozofi Friedrich Engels, kancelarja Angela Merkel, etj.
Për krijimin e logos janë përdorur tre pika referimi (landmarks) të qytetit të Xantenit, si Klever Tor Gate (1393), Katedralja e Shën Viktorit (shek.IV) dhe Mulliri Kriemhild (shek.XIV). Gjithashtu në simbol janë përfshirë katër pikat që i referohen ndër katër personazheve botëror që kanë qëndruar në hotel. E gjitha kjo, është e “mbështjellur” në një heraldikë me kryq të kuq romak si referencë e faktit se qyteti i Xantenit është themeluar nga perandori romak Julius Caesar.
Të gjithë turistët mund t’i shohin hapësirat historike të këtij hoteli, të akomodohen në dhomat ku kanë fjetur personazhet e njohur apo të ulen në restorantin ku kanë darkuar disa nga njerëzit që kanë hyrë në historinë botërore.
Gjatë ceremonisë së prezantimit të brandimit të hotelit “Van Bebber” ishin të pranishëm disa ministra të qeverisë gjermanë si dhe personalitete të shquara të fushave të ndryshme shoqërore.
I gjithë procesi i brandimit ka zgjatur mbi 10 muaj punë ekipore.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë

















