Lajme
Hotel “amerikan” midis Tiranës
Një objekt tjetër hotelier që i ngjason atyre amerikane e evropian “Hotel Plaza’ që u lëshua dje në shërbim për klientë e biznese
Për dekada me radhë, qytetarët e Shqipërisë nga të gjitha viset, ëndërronin ta kenë një foto para hotelit 15 katësh “Tirana Internacional”, që ishte objekti më i lartë në Shqipërinë komuniste. Tani ata mund të krenohen me një objekt tjetër hotelier që i ngjason atyre amerikane e evropian “Hotel Plaza’ që u lëshua dje në shërbim për klientë e biznese.
Plaza është hoteli më i ri me 5 yje. I filluar gati 15-vjet më parë, objekti ka një kapacitet prej 190 dhomash dhe 23 kate. Nga dita e djeshme hoteli është në shërbim kryesisht klientëve të biznesit, por jo vetëm, shkruan TCH.
Dhomat janë të ndara në 4 kategori: business, superior, de lux dhe suita. Këto të fundit variojnë nga suita normale, ekzekutive dhe qershia mbi tortë, suita presidenciale.
“Kjo është suitë që i ka të gjitha parametrat, kemi një kinema, kemi një zyrë brenda, kemi një banjo turke që është me banjo avulli, gjithashtu edhe dy tualete të tjera që e plotësojnë këtë suitë. Është suita më e shtrenjtë që ne ofrojmë. Kemi pasur shumë VIP-a. Ka qenë Dua Lipa, Bebe Rexha dhe shumë të tjerë. Chris Brown ka qenë i pari që ka fjetur këtu, që e ka inauguruar si vend”, thotë Ledio Pano.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










