Shkurt.ch
Homoseksualët ndjehen të fyer, padisin ipeshkvin Huonder
Javën e kaluar, një deklaratë e ipeshkvit të Ipeshkvisë së Chur-it, Vitus Huonder kundër homoseksualëve ka ngjallur një sërë reagimesh nga segmente të ndryshëm të shoqërisë zvicerane. Por se ky reaksion nuk do të mbetet vetëm në medie, tregon vendimi i homoseksualëve për ta paditur ipeshkvin.
Organizata çati e shoqatave të homoseksualëve të Zvicrës do të ushtrojë të hënën kallëzim penal kundër kreut të njohur të Kishës Katolike të Zvicrës. Kështu ka deklaruar për gazetën NZZ Bastian Baumann që është president i Pink Cross.
Shkaktar i kallëzimit është një referat që ipeshkvi i Churit e ka mbajtur në Gjermani, ku ai, duke cituar biblën ka thënë se marrëdhënia seksuale në mes të meshkujve duhet të dënohet me vdekje. Këtë deklarim të ipeshkvit e kanë kritikuar edhe përfaqësues të Kishës Katolike në Zvicër.
Ndërsa Baumann nga “Pink Cross” shprehet: ky referat, në sytë tanë është thirrje publike për të bërë krim dhe për këtë arsye, është i dënueshëm”.
Sipas gazetës “SonntagsZeitung”, në rast të një gjykimi mbi bazën e kallëzimit që pritet, Huonder mund të dënohet me deri tre vjet burgim.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











