Integrimi
Holanda ua ndërpret kosovarëve ndihmat për kthim vullnetar
Azilkërkuesve që kthehen vullnetarisht në vendet e tyre, përveç mbulimit të shpenzimeve të rrugës, Holanda u jep edhe premitë prej më së shumti 1750 eurove si dhe një ndihmë startuese prej maksimalisht 1500 eurove
Refugjatët nga Kosova dhe nga Mongolia nuk do të marrin më të holla nga shteti holandez si joshje për kthim vullnetar në vendet e tyre. “Verktpremie” (premia për kthim) do të anulohet pasi që në dy raste kur ajo është mundësuar nuk është realizuar ashtu si është paraparë, ka thënë sot një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë në Hagë, shkruan süddeutschezeitung.de.
Sipas gazetës holandeze “Volksrant”, disa kosovarë kanë ardhur nga Gjermania në Holandë prej se në Gjermani, nga fillimi i vitit qe hequr ndihma startuese prej 750 eurosh që jepej për çdo refugjat që kthehej vullnetarisht, transmeton albinfo.ch. Kjo gazetë shkruan se brenda kësaj periudhe kishin ardhur në Holandë 285 kosovarë, ndërkohë që gjatë gjithë vitit 2014 kishin qenë vetëm 58 sish.
Holanda, azilkërkuesve që kthehen vullnetarisht në vendet e tyre, përveç mbulimit të shpenzimeve të rrugës u jep edhe premitë prej më së shumti 1750 eurove si dhe një ndihmë startuese prej maksimalisht 1500 eurove. “Këto janë shuma relativisht të ulëta. Shumë më të larta janë shpenzimet për strehimin dhe përkujdesjen e refugjatëve”, ka thënë drejtori i IOM në Holandë, përcjell albinfo.ch. Dhe ka shtuar: “për sa kohë që shtetet evropiane nuk i bashkërendojnë qëndrimet e tyre, migrantët do të hulumtojnë dhe të zgjedhin vendin me opsionin më të mirë”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












