Shqipëria
Holanda, skeptike ndaj Shqipërisë
Vjen reagimi i parë i një vendi të BE-së, pas publikimit nga Komisioni Evropian i Metodologjisë së re të zgjerimit.
Holanda megjithëse e përshëndet Metodologjinë, shpreh skepticizëm nëse kjo është mënyra e duhur për të avancuar me zgjerimin me vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Një burim diplomatik nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës i dha këtë koment Top Channel.
“Propozimet e Komisionit janë përmirësime të rëndësishme dhe hapa në drejtimin e duhur. Holanda përshëndet propozimet për më shumë llogaridhënie për sa u përket reformave në drejtësi, administratën publike dhe ekonomi.
Progresi në fushën e shtetit ligjor do të jetë vendimtar për shpejtësinë e këtij procesi. Kjo garanton që vendet kandidate nuk anëtarësohen deri kur demokracia funksionale do të jetë solide në këto vende. Holanda do të kishte dëshiruar të shikonte një informacion preciz nga opinione të ndryshme përmendur në Metodologji, më konkretisht në kapitullin e sanksioneve.
Megjithatë, ky është një hap i parë i mirë për ta përmirësuar këtë proces dhe siguruar se zgjerimi është i mundur vetëm atëherë kur ka progres bazuar në rezultate konkrete”.
I njëjti burim diplomatik i pyetur nga Top Channel nëse Holanda ka një qëndrim të ri për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dha këtë përgjigje.
“Holanda nuk mund të komentojë këtë moment për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE. Na duhet të shohim progres të qenësishëm në terren, e në mënyrë specifike për Shqipërinë në luftën me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Komisioni Europian do të raportojë për këtë së shpejti. Holanda është duke e pritur këtë raport”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










