Të tjera
Holanda miraton rezolutë për rikthimin e vizave për Serbinë
Holanda bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që dënon Serbinë për sjelljet e saj të fundit. Parlamenti i këtij shteti miratoi një rezolutë që i bën thirrje qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për shtetasit serbë, të paktën deri në mars të vitit 2023.
Propozimi u dorëzua pasi “Serbia nuk është në harmoni me politikën e vizave dhe ato të jashtme të BE-së”.
Si rrallëherë, rezoluta, që u propozua nga deputetë të mazhorancës, mori mbështetjen e ligjvënësve të koalicionit qeverisës dhe të opozitës. “Dhoma e Përfaqësuesve mbështet propozimin tonë për një qasje më të rreptë ndaj Serbisë nëse presidenti Vuçiç nuk mbështet sanksionet kundër Rusisë. Ndërprerja e procesit të pranimit të Serbisë në BE mund të jetë një opsion. Ne nuk do të hezitojmë ta përdorim atë”, theksoi deputeti Joeren van Wijngarden nga Partia Popullore për Liri dhe Demokraci, transmeton a2, përcjell albinfo.ch.
Propozimi vjen ndërkohë që situata në veri të Kosovës vijon të mbetet e tensionuar.
E-Diaspora
-
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil Të mërkurën mbrëma, më 25 shkurt 2026, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) ka shtruar iftarin... -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra













