Sport
Hitzfeld: Shaqiri dhe Xhaka, më meritorët për sukseset e Zvicrës
"Kush luan për Bajernin duhet të ketë patjetër njëfarë klasi. Ata të dy kanë qenë më meritorët për ngritjen e kombëtares"
Në një intervistë dhënë gazetës 20 minuten, kryetrajneri i kombëtares së Zvicrës, Othmar Hitzfeld e thotë edhe një herë shkoqur se dy lojtarët më të merituar për sukseset aktuale të skuadrës së tij janë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
“Kush luan për Bajernin duhet të ketë patjetër njëfarë klasi. Ne si ekip mund vetëm të përfitojmë nga kjo. Shaqiri është një lojtar që mund ta bëjë ndryshimin në një lojë”, ka thënë Hitzfeld, duke folur për “xhuxhin magjik”.
Ndërsa kur u referohet dy shqiptarëve të rinj të kombëtares së Zvicrës, Shaqirin dhe Xhakën, ai shprehet: “Gëzohem për faktin se ata të dy kanë qenë më meritorët për ngritjen e kombëtares. Por ata janë ende të rinj dhe duhet të drejtohen.
Për moshën që kanë, ata janë jashtëzakonisht të pjekur. Mirëpo tash vjen një fazë e re. Ata sot janë superyje ose prezantohen nga mediet si të tillë. Ata duhet ta përballojnë këtë sfidë. Do të jetë interesante të shihet se si do të zhvillohen ata më tutje si personalitete”, ka shtuar Hitzfeld.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










