Futboll
Hitzfeld: Serbët provokuan Xhakën dhe Shaqirin, festimi i tyre ishte goditje çlirimi
69 vjeçari ka folur edhe për festimin me shqiponjë dykrenore të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit kundër Serbisë.
Gazeta më e madhe zvicerane “Blick” ka intervistuar të dy trajnerët njëherësh, trajnerin e Bajern Mynihut, Niko Kovac (46) dhe ish trajnerin e NATI, Ottmar Hitzfeld (69). Ata kanë folur edhe për nacionalizmin në futboll dhe më konkretisht 69 vjeçari ka folur edhe për festimin me shqiponjë dykrenore të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit kundër Serbisë.
“Golat ishin një goditje çlirimi, lojtarët nuk e tejkaluan gjatë festimit – për këtë nuk duhet të diskutohet shumë. Ishte një ventil, që ata e hapën. Shoh shpesh ngjashmëri edhe në rastet e Gjermanisë,” tha Hitzfeld, i cili vetë ka qenë në stadium dhe ka përjetuar fishkëllimat dhe “provokimet që i kanë bërë serbët Shaqirit dhe Xhakës.”
Hitzfeld në fund ka folur edhe për dy lojtarët turko-gjermanë Mesut Özil dhe Ilkay Gündogan, të cilët u fotografuan me Erdoganin. Sipas trajnerit veteran, “lojtarët në një moment nuk janë të vetëdijshëm se çfarë pasojash mund të sjellën, por kur presidenti i vendit tënd të pyet nëse mund të bëjmë një fotografi, atëherë në këtë moment nuk mund të thuash jo.”
Kovac nuk ka dashur të komentojë këtë rast as në Gjermani dhe as në Zvicër. Ekipi i tij i Bajernit po kalon momente të vështira në Bundesligë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












