E-Diaspora

Hitzfeld: Guardiola nuk ka besim në Shaqirin

Ish-trajneri i Bayern Munich, Ottmar Hitzfeld, e këshillon Xherdan Shaqirin të largohet nga kampioni aktual gjerman nëse ai dëshiron të vazhdojë karrierën e tij.

Ottmar Hitzfeld, i cili ishte trajner i ekipit të kombëtares zvicerane, në një deklaratë për mediat gjermane ka dhënë opinionin e tij mbi gjendjen e krijuar me Xherdan Shaqirin në Bayern Munich.

Tani trajneri në pension thotë se Pep Guardiola nuk ka besim të mjaftueshëm në futbollistin shqiptaro-zvicerane, një situatë në të cilën do të ishte logjike për të kërkuar nga Shaqiri që të ndërrojë skuadrën.

Inter dhe Liverpool, si dhe disa klube po ndjekin nga afër zhvillimet në Allianz Arena dhe janë të gatshme të reagojnë nëse Bayerni i jep leje për t’u larguar Shaqirit.

“Tani është koha e duhur për Shaqirin të largohet nga Bayerni, ai ka nevojë për një sfidë të re në karrierën e tij”, thotë Hitzfeld.

“Në muajt e fundit ne kemi parë se Guardiola nuk ka besim në të, ai nuk ishte në sulm, madje edhe kur Ribery dhe Robben janë të lënduar, diçka që me siguri në aspektin psikik është shumë e vështirë për Xherdanin”, thotë Hitzfeld.