Futboll
Hitzfeld dhe Henchoz, të befasuar me mosaktivizimin e Shaqirit
Ish-trajneri i Bayern-it, Ottmar Hitzfeld dhe legjenda e Liverpoolit, Stéphane Henchoz nuk e kuptojnë pse ai nuk po luan
Xherdan Shaqiri është shndërruar në një temë në Angli dhe më gjerë, se pse nuk po luan në Liverpool.
Sonte bota e futbollit do të ndalet me takimin Bayern-Liverpool, ku ndeshja e parë kishte përfunduar pa gola. Shaqiri ndoshta mund të aktivizohet dhe do të ishte i motivuar, pasi më herët ka luajtur në Bayern, përcjell albinfo.ch.
Ish-trajneri i Bayern-it, Ottmar Hitzfeld dhe legjenda e Liverpoolit, Stéphane Henchoz nuk e kuptojnë pse ai nuk po luan, shkruan ‘Blick’.
Hitzfeld i vjen keq për këtë gjendje, dhe është i befasuar. Stéphane Henchoz thotë: “Nuk e kuptoj Jürgen Klopp. Xherdani ka bërë një punë shumë të mirë në Liverpool. Në disa lojëra, ai ka bërë dallimin”.
Henchoz flet edhe për arsyen pse mund të mungojë Shaqiri. “Mendoj se kjo lidhet me ndeshjen e largët ndaj West Hamit. Ai u përdor 21 minuta dhe nuk arriti të bënte shumë. Që nga atëherë, nuk ka pasur shumë minuta për të”.
Deri më tani ka luajtur 21 ndeshje në Premierligë (6 gola) dhe luajti tri herë në Ligën e Kampionëve. Ndoshta është rasti i tij kundër Bayernit. “Ndoshta ka ardhur ora e tij. Kjo do të ishte një lëvizje nga Jürgen Klopp. Sepse Shaqiri do të jetë i motivuar në Munih dhe ndeshje të tilla. Ai mund të luaj në këso ndeshje, ashtu siç shënoi kundër Manchester United”, thotë ish-trajneri i Shaqirit edhe te Zvicra.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










