Integrimi
Historia e kosovarit “pa letra”
Nga tre muajt fillestarë, tashmë u bënë shumë vite dhe K. është një “Sans-Papieres” (emërtim për të huajt pa leje qëndrimi). Ai kishte fatin e keq të vinte tepër vonë në Zvicër. “Për Kosovarët nuk jepen më leje qëndrimi”...
Kur i kishte vdekur babai, ai nuk kishte mundur t`i shkonte për varrim pasi që në dokumentet e tij mungonte leja e qëndrimit në Zvicër. Kjo, përkundër faktit se kosovari K. punon prej vitesh për një bujk në kantonin Baselland.
“Punëtorët sezonalë, kryesisht polakët, vijnë vetëm për një kohë të shkurtë, punojnë, marrin paratë dhe shkojnë. Por, ndryshe prej tyre, unë di më shumë rreth punës në këtë ekonomi familjare. Nëse unë do të shkoja, shefi im do të kishte një problem, pasi që unë e kam në kokë gjithë dijen për punët e këtushme”.
K. ka ardhur në Zvicër pas përfundiimit të luftës së Kosovës, me një vizë turistike për tre muaj. E dinte si mund të gjendej punë këtu pasi që më parë në Zvicër kishte punuar vëllai i tij si sezonier.
Nga tre muajt fillestarë, tashmë u bënë shumë vite dhe K. është një “Sans-Papieres” (emërtim për të huajt pa leje qëndrimi në Zvicër). Ai kishte fatin e keq të vinte tepër vonë në Zvicër. “Për Kosovarët nuk jepen më leje qëndrimi”. Punëdhënësi ishte aq i kënaqur me punën e tij sa që as nuk provonte ta zëvendësonte.
K. e njeh gjendjen e personave “Sans-Papiers” të kantoneve tjera. “Në kantonin Vaud, në rast kontrolli policët të thonë: `Duhet ta lëshosh Zvicrën brenda 48 orësh`. Por ata as që i marrin shënimet personale të personit pa letra kështu që atij nuk i ndodh asgjë”.
Ndërsa në vendin ku jeton K. është shumë e rendësishme të mos identifikohet ai dhe punëdhënësi i tij. Kështu, gjatë bisedës së bërë në këshillimoren për sans-papiers në Bazel, K. shpreh keqardhje përse në gazetë nuk mund të pubolikohen as gjërat pozitive. Kur flet për punëdhënësin, atë e përmend me emër. “Ne hamë dhe pimë së bashku”. Dhe, në një rast vdekjeje në familjen e punëdhësit, në njoftimin për ngushëllime ishte edhe emri i K. si një pjesëtar i familjes së gjerë.
Këshilltarja e K., Olivia Jost vërteton se punëdhënësi në fjalë ka sjellje korrekte. Në këtë rast pra nuk bëhet fjalë për diskriminim. Paga që i jepet kosovarit është sipas normave për punëtorët në bujqësi. Shpeshherë edhe punëdhënësit shprehin keqardhje për faktin se Ligji për të Huajt nuk parasheh ndonjë mundësi për legalizimin e një marrëdhënieje të tillë pune, shkruan azonline.ch. Personat pa letra, vetëm pas shumë vitesh kanë një shans të vogël për të marrë lejen e qëndrimit përmes trajtimit si raste të rënda, thotë Jost.
Ndërsa K. e komenton këtë në një gjermanishte të rrjedhshme: “Nëse një ditë do t`ia dal të legalizohem, do ta pimë së bashku nga një gotë verë të mirë”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













