CH-Ballkani
Historia e kaçakëve dhe kundërshtarët e aplikimit të taksës për rrugën në Shqipëri
Protesta e të shtunës së kaluar ku përfundoi me përleshje me policinë në Rrugën e Kombit, ka bërë jehonë edhe në mediat kryesore ndërkombëtare. Së fundi rreth saj ka shkruar edhe “Der Standard”.
Me titull “Kaçakët dhe kundërshtarët e aplikimit të taksës për rrugën në Shqipëri”, autorja Adelheid Woelfl shkruan se histori të ngjashme të protestave ka pasur edhe në Slloveni, por gjithashtu tregon edhe historinë e kaçakëve nga Perandoria Osmane, të cilët kundërshtonin taksat kundrejt Portës së Lartë me të “drejtën e vjetër”.
Megjithatë banorët e Kukësit janë “thuajse të detyruar” për të paguar këtë taksë dhe gjithashtu janë tepër të varfër. Një pjesë e banorëve këndej jetojnë me vetëm 150 euro në muaj, përcjell albinfo.ch. Shumë shqiptarë këtë taksë e quajnë si “taksa e grabitjes”, ndërsa protesta mbështetet nga opozita.
“E gjithë kjo të kujton pak ngjarjet e para disa viteve në Maribor të Sllovenisë, kur banorët protestuan kundër radarëve në qytet, që ata të mos jenë të detyruar të paguajnë gjobat,” shkruan më tej e majta austriake. “Kjo protestë më pas u shtri në gjithë Slloveninë.”
“Hakmarrja kundër të pasurve”
Historiani i ndjerë britanik, Eric Hobsbawm, e përshkruante rebelimin social si një protestë lokale të bashkëkombasve kundër shtypësve dhe varfërisë, një “hakmarrje kundër të pasurve dhe shtypësve” dhe se është “një ëndërr e turbullt për të vendosur barriera për ta, një kompensim për padrejtësinë personale”.
Për këtë banditët socialë shihen nga shumica e shoqërisë jo si kriminelë, por si vlerë e shoqërisë. “Kështu ishte më parë me kaçakët, kështu është sot me kundërshtuesit e aplikimit të taksës rrugore”.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











