Shkurt.ch

Hiqet fjala më e gjatë gjermane

Fjala më e gjatë gjermane, e cila ka 63 shkronja, është hequr nga fjalori

Fjalën 63-shkronjëshe nuk do ta gjeni më edhe zyrtarisht në fjalorin e gjuhës gjermane.

Rindfleischetikettierungsüberwachungsaufgabenübertragungsgesetz, nënkuptonte një ligj në shtetin Mecklenburg-Vorpommern që nga viti 1999, që kishte të bëjë me rregullimin e detyrave kontrolluese për etiketimin e mishit të kafshëve.

Një vendim të tillë e ka marrë parlamenti regjional në Schwerin të Gjermanisë.