Kosova

Hill në Hagë: Në çështjen e Kosovës u përfshiva për herë të parë në maj ‘98

Diplomati amerikan, Christopher Hill, i cili ka qenë i përfshirë në çështje të ndryshme lidhur me Kosovën, përfshirë si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt edhe në bisedimet në Rambuje në vitin 1999, sapo ka nisur dëshminë e tij në Hagë.

Të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë të pranishëm në sallën e gjyqit.

Avokati i Thaçit, Lluka Misetiq, e pyeti Hillin se kur ishte përfshirë për herë të parë për zgjidhjen e tensioneve në Kosovë.

“Jam përfshirë për herë të parë në maj të vitit 1998. Mora një telefonatë nga sekretarja e Shtetit e asaj kohe, Madeleine Albright, e cila më kërkoi që përveç detyrave të mia si ambasador amerikan në Maqedoni, të merrja përsipër edhe postin e të dërguarit të posaçëm në Kosovë”, tha ai, transmeton albinfo.ch.

Ndryshe, Hill ka shërbyer edhe si ambasador i ShBA-së në Serbi.