Shkurt.ch
Hidhet poshtë iniciativa “e zbatimit”
Por, si kompromis, iniciativa e përparshme “e dëbimit të të huajve kriminelë” duhet të zbatohet pikë për pikë, ka marrë obligime parlamenti
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka hedhur poshtë Iniciativën e ashtuquajtur “të zbatimit”. Kjo iniciativë ishte marrë nga SVP/UDC si përgjigje ndaj devijimit që, sipas kësaj partie, i kishin bërë autoritetet shtetërore zbatimit në përpikëri të iniciativës së votuar më parë të saj, për dëbimin e të huajve kriminelë.
Deputetët e Dhomës Nacionale me shumicë dërmuese votash (131 kundrejt 51) kanë hedhur poshtë atë në total ndërsa një pjesë të iniciativës e kane shpallur edhe të pavlefshme. Por, si kompromis, iniciativa e përparshme “e dëbimit…” duhet të zbatohet pikë për pikë, ka marrë obligime parlamenti.
Pjesa ku iniciativa e re shpallet e pavlefshme është ajo ku preken logjet e të drejtës ndërkombëtare, të cilave Zvicra u detyrohet sikurse çdo shtet tjetër që i ka nënshkruar. Ndërkaq, pjesën e shpallur si të vlefshme, parlamenti planifikon ta fusë në ligj edhe pa u mbajtur referendumi i paralajmëruar për të. Kjo pjesë e tekstit do të shërbejë si hyrje për tekstin e iniciativës për dëbimin e të huajve kriminelë. Që kjo iniciativë të zbatohet në përpikëri, Dhoma Nacionale ka votuar, ashtu që 104 vota kanë qenë pro, 71 kundër dhe 6 të përmbajtura.
Iniciativa “e zbatimit” bënte numërimin e detajuar të delikteve në bazë të të cilave një i huaj duhet të lëshojë Zvicrën. Edhe në formën e miratuar të tekstit të iniciativës, gjyqtari duhet të urdhërojë dëbimin e të huajit delinkuent, pa marrë në shqyrtim rrethanat konkrete. Përjashtim bëjnë rastet kur në mënyrë të qartë ata janë të kërcënuar me persekutim në rast kthimit në vendin e tyre.
Komisioni kompetent që ka propozuar këtë formulim ashtu si dhe partitë e djathta kanë enë të vetëdijshëm se me këtë do të shkelen parimet bazë të kushtetutës, por ato e kanë bërë këtë për të plotësuar vullnetin e popullit, të shprehur me referendum. Ndërkaq partitë e majta kane kundërshtuar duke thënë se edhe kushtetuta është miratuar me votën e popullit dhe rrjedhimisht edhe jo duhet të respektohet. Por, votat kanë qenë në anën e të djathtëve. (sda)
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











