Lajme
Hetohen “Call Center-at” për keqpërdorime
Në Kosovë janë të regjistruara gjithsej 52 “Call Center” që kryejnë shërbime për shtetet si Zvicra e Gjermania. Por, në treg thuhet se funksionojnë shumë sosh që nuk janë të regjistruara
Njëra nga bizneset më profitabile në Kosovën e pasluftës janë “Call Center-at” të cilat kryejnë shërbime për tregun zviceran e gjerman. Por, këto biznese duket se i ikin tatimeve në të dy shtetet, prandaj sipas medieve kosovare, të gjitha këto biznese do t’i nënshtrohen një hetimi nga autoritetet zvicerane.
Ky hetim bëhet nën dyshimin se puna e tyre në Kosovë është e paligjshme dhe e pakontrolluar nga institucionet kosovare.
Në Kosovë të regjistruara janë gjithsej 52 “Call Center” që kryejnë shërbime për shtetet si Zvicra e Gjermania. Por në treg funksionojnë shumë sosh që nuk janë të regjistruara, e të cilat nuk i paguajnë asnjë cent tatim shtetit. Derisa përfitimet, bazuara në pagat që marrin të rinjtë, janë marramendëse, shkruan gazeta elektronike “Fjala”.
Paga mesatare në to është 500 euro, pa përfshirë këtu bonuset që secili punonjës ka varësisht prej punës që kryen. Por, puna e tyre tashme i ka rënë në sy edhe shtetit zviceran. Madje, mediet zvicerane shkruajnë për nisjen e hetimeve nga shteti zviceran rreth mënyrës se operimit të këtyre bizneseve në Kosovë.
Siç shkruan gazeta zvicerane SRF, në një shkrim të gjatë për mënyrën e funksionimit të tyre, këto biznese blejnë numra Zvicrën dhe nga Kosova kryejnë shërbime për klientë në Zvicër.
“Stafi i Call Center e posedon një udhëzues me pyetje precize. Stafi në Kosovë cakton takime për klientë në Zvicër. Pastaj klientët i marrin informata e takimeve online në website”, thuhet në shkrimin e SRF-së derisa shpjegohet mënyra e funksionimit të këtyre bizneseve.
Kur klientit i kryhet shërbimi i caktuar, automatikisht stafi në Kosovë pranon një përqindje të mjeteve për shërbimin e kryer. Sipas gazetës zvicerane, agjentët fitojnë para të majme.
“Ne marrim diku mes 350 deri 750 franga. Për çdo punë shtesë të kryer jashtë normës, marrim 50 franga shtesë. Nëse agjenti shet shërbime privatisht, mund të marr shtesë deri në 200 frang”, i ka thënë gazetës zvicerane një agjent në Prishtinë, që punon me një “Call Center”, citon kjo gazetë.
Në këto “Call Center” punësohen kryesisht të rinj të profileve të ndryshme, edhe nga ata të cilët kanë përfunduar fakultete në drejtime të shkencave natyrore, por që kanë vështirësi në gjetjen e punës në profesionin për të cilin janë të kualifikuar.
Sipas Agjencionit për Regjistrimin e Bizneseve Kosovare (ARBK) janë gjithsej 52 ‘Call Centers’ të regjistruara në Kosovë. Nga to, 36 operojnë në Prishtinë, gjashtë në Prizren, dy në Pejë dhe përkatësisht Mitrovicë si dhe nga një në qytete të tjera.
Nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) bëhet e ditur se deri në shtator të vitit 2015, këto biznese kanë paguar taksa shtetit në vlerë prej 27.843 euro.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











